Nëntë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga sulmet vetëvrasëse në 3 kisha në Surabaya, qyteti i dytë më i madh në Indonezi. Shpërthimet ndodhën brenda pak minutave kur kamikazët sulmuan kisha me bomba.
Deri tani asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmet vdekjeprurëse. Agjencia e Inteligjencës së Indonezisë tha se këto sulme ka të ngjarë të jenë bërë nga një grup i frymëzuar nga i ashtuquajturi “Shteti Islamik”.
Mediat lokale transmetuan pamje të rënda të mbetjeve në hyrje të kishave ku ishin kryer sulmet me bomba. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për këtë akt terrorist. Në vitin 2002, vendi u godit nga sulmi i keq tërrorist. Që prej atij viti, autoritetet indoneziane nisën një goditje të ashpër ndaj grupeve ekstremiste.
/tvklan.al