Shtyhet përsëri gjyqi ndaj Myrteza Çaushit. Në Gjykatën e Faktit në Tiranë në seancën gjyqësore do të dëshmonin dëshmitarët e akuzës pasi ata të mbrojtjes kanë dëshmuar pothuajse të gjithë. Mungesa e dëshmitarëve të akuzës ka detyruar gjyqtarin Martin Deda të shtyjë seancën.

Po sot, në Gjykatën e Faktit u vendos masa e sigurisë për tre përdhunuesit e vajzës 20 vjeçare kryeqytetase. Tre të akuzuarit bashkë me tre të tjerë që po kërkohen nga policia kanë grabitur me forcë 20 vjeçaren në rrugën e Elbasanit dhe më pas e kanë dërguar në shtëpinë e tyre ku kanë ushtruar dhunë seksuale mbi të./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj