Gazetarja merr opinione nga kalimtarë të ndryshëm për Kuvendin e Lezhës.

Gazetarja: Çfarë përfaqëson për ju Kuvendi i Lezhës?

Qytetari: Kuvendi i Lezhës përfaqëson Beslidhjen Shqiptare në kohën e Skënderbeut, Unitetin Kombëtar të populliit shqiptar dhe mbi bazën e Kuvendit të Lezhës populli shqiptar luftoi per lirinë e pavarësinë e vet.


Qytetari tjetër: Kam dëgjuar që do bëhet kështu me kalorësi më duket, një diçka e tillë. Kuajt dhe ato që janë mbi kuajt, se kishte edhe femra i pashë në gazetë. Se në Lezhë kishte dhe femra nuk e di a do ketë në Tiranë.

Qytetari tjetër: Kuvendi i Lezhës, mbledhja më historike, më bashkuese, më atdhetare për kombin shqiptar.

Gazetarja: E dini që sot ka manifestime në Tiranë?

Qytetari: E di. Do shkoj. Të gëzohem edhe unë bashkë me të tjerët.

Gazetarja: Pse do të gëzoheni?

Qytetari: Është një ditë historike shumë e admirueshme për gjithë ne.

Gazetarja: Do e merrni qenin me vete? Duket agresiv.

Qytetari: Pak.

Gazetarja: Çfarë është Kuvendi i Lezhës duhet ta kesh bërë patjetër në histori.

Një fëmijë shkolle: S’e kam bërë akoma. Na ka munguar mësuesja se ka qënë sëmurë./tvklan.al