Periudha gjatë të cilës Talat Xhaferi do të drejtojë qeverinë e Maqedonisë përkon edhe me mbajtjen e dy eventeve të rëndësishme ndërkombëtare, si Konferenca e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe takimi i kryeministrave në Bankën Botërore në Londër. Për këtë arsye edhe nuk mund të thuhet me siguri nëse do të realizohet ndonjë takim mes kryeministrit Xhaferi në Tiranë apo Prishtinë.

Megjithatë, sipas Xhaferit, mund të realizohen takime me krerë shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës edhe gjatë këtyre eventeve të rëndësishme ndërkombëtare.

“Si kryetar parlamenti kam qenë gjithkund në rajon, kështu që raporti, relacioni, botëkuptimi është çështje parimore… është çështje mbi të gjitha që ne gjithë duhet të çojmë porosi për përcaktimin euro-atlantik tonin dhe komunikimi duhet të jetë me instancat në Bruksel e Uashington, që mbetemi koshientë të përcaktimeve strategjike shtetërore, kombëtare, ndërkombëtare, të jemi pjesë e atyre vlerave për të cilat punojmë me dekada me përkushtim të gjithë ne”, tha mes tjerash Talat Xhaferi në Klan Macedonia./tvklan.mk