Pensionistët presin në radhë për të marrë abonenë mujore, e cila u rimbursohet nga Bashkia e Tiranës.

Ata janë drejtuar në pikat e tërheqjes së abonesë për muajin Shkurt që në orët e para të mëngjesit të se enjtes.

Përfituesit e “Abonesë së Pensionistit” duhet që të paraqiten personalisht për tërheqjen e abonesë, pranë pikës së shpërndarjes, ku të jetë i pajisur me kartën e identitetit dhe foto nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Bashkia e Tiranës bëri të ditur se ka shtuar dy pika të reja, duke e çuar në 8 numrin e sporteleve. Por sërish janë të pamjaftueshme, pasi të moshuarit duhet të rrinë mbi 2 orë në radhë për të arritur të tërheqin abonenë mujore.

Ndaj ata kanë kërkuar që aboneja të mos jepet çdo muaj por të lëshohet me afat 6-mujor ose 1-vjeçar.

Prej 1 Janarit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët.

Nga ky vendim i bashkisë përfitojnë mbi 177 mijë pensionistë.

Klan News