Franca është bërë vendi i parë në botë që ka sanksionuar abortin si të drejtë kushtetuese. Parlamenti i Francës votoi për të përfshirë në Kushtetutë abortin e grave. Sondazhet treguan se 85% e francezëve ishin në mbështetje të kësaj reforme. Kryeministri i vendit, Gabriel Attal, tha se me këtë vendim e drejta e abortit të grave tashmë është e sanksionuar.
“U drejtohem grave brenda kufijve tanë, por edhe më gjerë, se po fillon epoka e një bote me shpresë”, tha ai në fjalën e tij në Parlament.
Ky amendament nuk u votua nga të djathtët në Parlamentin francez, të cilët e akuzuan Presidentin Macron se po përdor Kushtetutën për qëllime elektorale.
Në Francë, e drejta e abortit është e sanksionuar me ligj që në vitin 1975, por tashmë ajo është saksionuar si amendament në Kushtetutë, duke e bërë Francën vendin e parë në botë.
Përfshirja e abortit në Kushtetutën e Francës është mirëpritur nga shumë qytetarë.
Por Vatikani përsëriti kundërshtimin ndaj abortit. “Nuk mund të ekzistojë një e drejtë për të marrë një jetë njerëzore”, tha në një deklaratë institucioni i Vatikanit.
/tvklan.al