Ligjvënësit e sanksionojnë në Kushtetutë pas votimit me shumicë votash në dy dhomat e Parlamentit
Në Francë, e drejta e abortit njihet ligjërisht dhe përfshihet në Kushtetutën e vendit. Duke u shndërruar kështu në vendin e parë në botë që e mbron qartë të drejtën për t’i dhënë fund një shtatzënie.
Ligjvënësit e mbështetën me shumicë dërmuese propozimin e ri që mori 780 vota pro dhe vetëm 72 kundër, në një votim të përbashkët të posaçëm të dy dhomave të parlamentit.
Presidenti Emmanuel Macron e përshkroi veprimin si “krenarinë franceze” që dërgoi një “mesazh universal”.
Aktivistët e të drejtave të abortit u mblodhën në qendër të Parisit dhe brohoritën e duartrokitën kur parlamenti votoi, ndërsa Kulla Eifel shkëlqeu ngra dritat dhe në sfond u shfaq mesazhi “Trupi im, zgjedhja ime.”
E drejta për abort u mirëprit për herë të parë nga grupet e të drejtave të grave duke u cilësuar si historike, por vendimi mbetet i kritikuar ashpër nga grupet kundër abortit.
Të drejtat e abortit pranohen më gjerësisht në Francë sesa në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e francezëve mbështesin abortin si një të drejtë legjitime.
Klan News