Dashamir Xhika, ish-kreu i Autoriteti Rrugor ka lënë qelinë e paraburgimit, 6 muaj pas arrestimit për abuzime në tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ka qenë Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e cila, të martën i ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Kjo me argumentin se Xhika nuk është person me rrezikshmëri shoqërore dhe nuk ka mundësi që të prishë hetimet e për këto arsye duhet t’i zbutet masa e sigurisë.
Sipas prokurorisë Xhika në bashkëpunim me dy vartësit e tij Aksel Qurduka, Albens Alite dhe të tjerë persona kishin krijuar një skemë korruptive duke shkaktuar një dëm prej 37 milionë Dollarësh në buxhetin e shtetit.
Nga hetimi ka rezultuar se kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan është amenduar 12 herë që prej nënshkrimit të saj në vitit 2011. Tre javë më parë edhe Gjykata e Apelit e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për Xhikën për një tjetër abuzim në ndërtimin e rrugës Elbasan -Gjinar.
Tv Klan