Ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është arrestuar dhe rikthyer në burg pasditen e së shtunës.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Xhika u arrestua pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila i ndryshoi masën e arrestit.
47-vjeçari po gjykohet për korrupsion për skandalin e abuzimeve me rrugën “Tiranë-Elbasan”.
Mbrojtja ka argumentuar se Xhika ka probleme me shëndetin dhe nuk përbën rrezik për shoqërinë, por Prokuroria apeloi vendimin.
Tv Klan