Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-kreun e Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika, pas verifikimit te masës së sigurisë vendosur fillimisht nga Gjykata e Krimeve të Rënda arrest me burg.
Ai do të qëndrojë nën masën e sigurisë arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve. Xhika do të hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës për abuzimet me ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshonte se ai kishte konsumuar edhe veprën e korrupsionit, e cila nuk iu vërtetua. Për këtë arsye dosja iu delegua Prokurorisë së Tiranës. Sëbashku më ish-kreun e Rrugëve persona nën hetim në këtë çështje janë dhe dy ish-vartësit e tij, Aksel Qorduka dhe Albens Alite. Për ta u la në fuqi e njëjta masë sigurie, ajo e arrestit shtëpiak.
Këta tre persona u arrestuan në Shkurt të këtij viti pas dyshimeve se me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan i kishin krijuar buxhetit të shtetit një dëm prej 37 milionë dollarësh. Sipas Prokurorisë kishin krijuar një skemë korruptive ku vidhnin paratë që duhet të shkonin për të përfunduar këtë segment rrugor. Në këtë skeme në bazë të hetimeve fillestarë të Prokurorisë ishin të përfshirë edhe te tjerë zyrtarë, të cilit ende nuk ishin identifikuar.
Tv Klan