Drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë Gjeorgjina Kuli, ka deklaruar se për shkak të anomalive të konstatuara në procedurat e prokurimeve në institucionin që ajo drejton prej pak ditësh rrezikosh dështimi i 8 tenderave për blerjen e ilaçeve dhe aparaturave.
Gjeorgjina Kuli: “Po bëjmë një pjesë të prokurimeve të cilat duheshin bërë që në periudhën mars-prill të vitit 2008. Kemi frikë se mos nuk do arrijmë ti realizojmë dot deri në fund të tetorit. Sepse periudha është shumë e shkurtër, bëhet fjalë për medikamente, preparatet citostatike. Bëhet fjalë për aparatura të kardiologjisë siç janë Bais Makerat. Do me thënë për intervenime të urgjencës ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që të mos digjen fondet.”
Përsa i përket çështjes së stoqeve me medikamente, Kuli thotë se në shumicën e rasteve ato janë ilaçe që janë pak të përdorshme në spitale. Këto deklarata drejtoresha e QSUT-s i bëri gjatë një konference për shtyp pas një takimi që ajo zhvilloi me drejtoreshën për shëndetësinë në ministrinë e jashtme gjermane.
Në këtë konferencë Kuli shpjegoi gjithashtu se ajo ka konstatuar parregullsi edhe me emërimet të mjaft drejtuesve në QSUT. Duke sqaruar se një pjesë e kësaj kategorie është liruar nga detyra./tvkklan.al
Gazetare: Brunilda Cami