Komisariati nr. 1 ka nisur hetim për deklaratat publike të Adriana Kalasë drejt kryeministrit  Edi Rama.

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, rasti është referuar në Prokurorinë e Tiranës për “kanosje për shkak të detyrës”.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kalaja u ankua te gazetarët që e nxirrnin keq në foto duke shtuar:

“Ju e dini se mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë ndokujt, mjaft u more me foton time me pistoletë sepse kam një foto më të bukur ku unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës.”

/tvklan.al