Fluksi i turistëve vitin e ardhshëm do të përballohet edhe nga Aeroporti i Vlorës.
Kryeministri Edi Rama kërkoi gjatë inspektimit të sotëm nga kompania ndërtuese që gjithçka të përfundojë përpara nisjes së sezonit turistik.
“Sezoni të përfshihet në aktivitetin e aeroportit”, tha Rama.
Ndërkohë, ministrja e Infrastrukturës shpjegon të gjitha fazat që do të ndjekë deri në muajin Prill kur gjithçka do të jetë gati pasi dhe procesi i certifikimit të aeroportit është duke ecur paralelisht.
“I kemi vendosur punët në vijë. Jemi të sigurt që deri në mes të Prillit do të bëjmë fazën e publikimit, pra që publikojmë aeroportin dhe aeroporti bëhet i njohur nga të gjitha kompanitë ajrore. Shumë nga agjencitë turistike që janë të vendosura edhe në kryeqytet, edhe në zona të tjera, kanë filluar që të pronotojnë charterat e tyre për t’u ulur në Vlorë”.
Gjatësia e pistës do të jetë 3.2 km, ndërsa terminali pasagjerëve do të ketë sipërfaqe prej 25 mije metra katrorë.
Ndërkohë, zv/Kryeministrja pohon se ka nisur procesi i rekrutimit të punonjësve si dhe shume shpejt do të jetë gati dhe akademia e aviacionit.
Aeroporti i Vlorës do të jetë dhe aeroporti i parë në vend nga ku do të ketë dhe fluturime transoqeanike.
Tv Klan