Ngjitja në elitën e futbollit shqiptar ka sjellë edhe konfirmime tek Akademia e Futbollit Elbasani. Skuadra që e mbylli sezonin në vendin e parë të Kategorisë së Parë, duke u inkuadruar edhe në Superligë ka besim tek projekti i nisur me trajnerin Nevil Dede. Tekniku ka zgjatur marrëveshjen e qëndrimit tek Elbasani, me të cilin synon të korr të tjera suksese.
Nevil Dede, trajner i AF Elbasani: Unë dua që të jemi fitues në çdo ndeshje, me pak ndeshje jo në performacën tonë më të madhe besoj se po u treguam të suksesshëm gjithçka vjen në drejtim pastaj edhe nga puna që ne bëjmë. E rëndësishme është që ne të flasim pak dhe të punojmë shumë.
Për një skuadër pretendente në elitë kërkohet patjetër edhe një merkato cilësore, me verdheblutë që i kanë hedhur piketat që tani.
Nevil Dede, trajner i AF Elbasani: Ne jemi në periudhë merkato dhe ju e dini të gjithë, që nëse ne do të piketojmë dikë ose do e bëjmë publike, atëhere të gjithë konkurrentët tanë në Superiore edhe ata do të mendojnë pse të mos e marrim ne dhe pse të forcohet Elbasani. Ne do të marrim më të mirët, e tha administratori edhe presidenti. Emrat, nuk është mirë sepse bëjmë dëm vetës, bezdisen edhe lojtarët që ne duam të marrim. E rëndësishme është që qëllimi justifikon mjetin dhe unë mendoj që derisa thuhet nga drejtuesit e mi, që ne do të marrim më të mirët në Superiore, siç morëm vjet në kategori të parë do të thotë që investimet dhe qëllim et janë shumë serioze dhe shumë konkrete.
Edhe pse bëhet debutimi në elitë për një klub që u krijua vetëm tre vite më parë, objektivat në Superiore do të jetë pjesëmarrja në “Final 4”.
Kujtim Llupa, president i AF Elbasani: Më realja është “Final 4”, dëshira. Ky është objektivi jonë.
Ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj dhe përgatitës atletik, Elton Kodra.
Klan News