Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mendon se gjatë këtij viti, futbolli i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
Deklarata e tij u bë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme. Ai u ndal te suksesi i kombëtares shqiptare, e po ashtu vlerësoi edhe skemën “Final 4” të aplikuar në këtë sezon.
“Me një inkurajim dhe duartrokitje të fortë dua t’i uroj suksese ekipit tonë kombëtar në Gjermani. Unë dua t’i them Sylvinho-s, stafit të tij dhe gjithë futbollistëve që ne shqiptarët duam t’i bëjmë pushimet këtë vit në Gjermani deri në 14 korrik.”
Duka u ndal edhe tek aplikimi së bashku me Serbinë për të organizuar Europianin 2027 për U-21, duke theksuar se kjo i shërben edhe Kosovës.
Presidenti i federatës shtoi se po punohet me qeverinë për “Ligjin e Sponsorizimeve”.
Në fund, Duka i uroi suksese klubeve shqiptare në arenën e europiane dhe në veçanti Kombëtares në Gjermani 2024, ku pret që kuqezinjtë ta zgjasin sa më shuëm rrugëtimin në event.
Klan News