Afrimi i festave të fundvitit ka shtuar ndjeshëm fluksin emigrantëve që kthehen në atdhe nëpërmjet porteve të vendit.
Në doganën e Durrësit 24 orët e fundit kanë mbërritur nga vendi fqinj Italia rreth 12 mijë udhëtarë si dhe 6 mijë e 500 automjete.
“Vitin e kaluar ka qenë shumë rrëmujë, me trafik, dmth, me njerëz që ka pasur shumë…”.
“Përpara rrinim me orë të tëra, tani më ndryshe duket”.
Krahasuar me vitin e kaluar numri i të ardhurve për sezonin e festave të dimrit pritet të trefishohet.
Arben Ibroja: “Në kohë normale punohet me një ose dy sportele, kurse tani punohet me rreth gjashtë, rreth 11 sportele.”
Në Vlorë sot është shënuar dita e parë e fluksit të emigrantëve. Tragetet e linjës Brindizi-Vlorë kanë zbritur rreth 350 pasagjerë dhe 85 automjete.
“Kësaj radhe më duket, më duken më të shpejta se herë të tjera”.
“Kam ardhur për tre ditë pushime. Jo, nuk ishte keq.”
Myzafer Elezi: “Presim që këtë vit të ketë rritje të numrit të automjeteve dhe të udhëtarëve, të cilët do të vijnë për festat e fundvitit në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit të portit të Vlorës.”
Autoritetet portuale thonë se janë marrë të gjitha masat për përballimin e këtij fluksi./tvklan.al