Agjencia e Legalizimeve ashtu siç ishte e parashikuar në kalendarin e ALUIZNI-it ka shpërndarë certifikatat e pronësisë edhe në qytetin e Kavajës dhe të Fierit. 130 prona janë legalizuar prej të cilave 30 në Kavajë dhe 100 në Fier.

Shaban Memia: “Kjo reformë ka kaluar në fazën përfundimtare në gjithë territorin e Shqipërisë. Ky është proces kompleks shumë teknik dhe shkencor për faktin sepse ka komponentin e kompensimit të pronarit të … me çmimin e tregut, ka komponentin e kalimit të pronësisë me procedura korrekte ligjore në përputhje me kushtetutën.”

Banori 1:“Na u kthye në një realitet që ishim pa tapi, pa dokumente tani u legalizuan, u ligjëruan.”

Banori 2: “Prona kalon direkt tek neve, jemi të sigurte tani nuk kemi frikë që në mos na i zaptojë njeri. E falënderojmë qeverinë.”

Reforma për legalizimin e objekteve të paligjshme është shumë dimesionale dhe nuk është një proces politik, por një reformë e mirëfilltë ekonomike dhe shumë komplekse. Për 50 % të  aplikimeve  është bërë azhurnimi, ndërkohë që janë të gatshme për qytetarët 600 leje legalizimi./tvklan.al