Lajme Arkiva 2003

Në valën e përgatitjeve të konkurseve për pranim në shkollat e arta është përfshirë edhe Akademia e Arteve e cila gjithashtu shënon një numër të madh studentësh për konkurrim me krahasim me vendet në dispozicion.

Numrin më të madh të konkurrentëve e shënon Fakulteti i Artit Skenik që përfshin degët, aktrim, regjisorë, skenografi dhe koreografi dhe Fakulteti i Artit Figurativ me degët pikturë dhe skulpturë, kështu për 35 vende në artin skenik janë në konkurrim 172 studentë, ndërsa për 37 vende në figurativ janë në konkurrim 162 studentë.

Sipas dekanëve të këtyre fakulteteve janë marrë të gjitha masat e duhura që konkurset e pranimit të cilat nisin në datën 4 shtator të realizohen në mënyrë sa më transparente dhe të rregullt.

Petrit Malaj:  Ne me datën 4 startojmë këtu konkursin në të 4 specialitetet që unë thashë, por e tërë akademia e arteve e pikërisht në datën 4 dhe atë ditë gjysmë ore përpara do të shpallen edhe komisionet, gjë për të cilën asnjëri absolutisht nuk e di nëse do të jetë apo nuk do të jetë në komision. Secilit i lind e drejta edhe të ankohet në bazë të udhëzimeve që kanë ardhur nga Ministria. Ne kemi kamera që i regjistrojnë të gjithë kandidatët dhe në fund do të jepet një mendim absolutisht profesionist për secilin që konkurron.

Artan Peqini: Akademia e Arteve ka një specifikë tjetër që më shumë se sa një mesatare notash nga shkollat e mesme qofshin këto artistike apo të mesme ne preferojmë studentë të talentuar në aspektin skulpturë, pikturë dhe degë të tjera kështu që në një farë mënyre mesatarja do të jetë periferike në nivelin e përcaktimit të fituesve./tvklan.al