Gjeografia e talenteve në Akademinë e yjeve tashmë është konfirmuar si një nga arritjet në katër vite të spektaklit. Në këtë edicion të katërt, Shqipëria, Kosova, Maqedonia të përfaqësuara nga më të mirët konkurrojnë këtë vit edicionet si motra nëpër botë. Kjo u jep mundësinë artistëve të rinj të bëhen të famshëm, të lirë dhe mbi të gjitha pjesë e një të ardhmeje plot shpresa.

“Jam Fjorela dhe vij nga qyteti i Vlorës, ndihem shumë mirë këtu në Akademinë e yjeve sepse përveç faktit që po zhvillohemi normalisht po na jepe5t mundësia për të dhënë mendimet tona për probleme të ndryshme politike, sociale dhe kulturore.”

Nita Latifi: “Kam bërë paksa famë, përshembull në qytet apo në rrugë më thonë, zakonisht a kjo çika e Prishtinës je? Je më e mira.”

Elhaida Dani: “Këtu në akademi kam mësuar jo vetëm të tregoj vlerat e mia vokale, por të tregoj edhe vlerat e mia intelektuale duke i treguar prindërve të mijë se mund të kenë besim tek unë duke më lënë një vajzë të lirë dhe të pavarur.”

“Falë televizionit Klan, Akademia e yjeve jepet në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, Maqedoni dhe kjo më ka bërë mua që të kem shumë fansa.”/tvklan.al