“California Dreaming” u soll sonte në “X Factor Albania” nga Alis, i cili rrëmbeu komentet më të mira nga juria.
Adi Krasta u shpreh se ishte një fije larg për tu ngritur në këmbë për të. “Isha një fije larg për tu çuar në këmbë. Por, unë kam thënë se do ngrihem në këmbë vetëm për fituesin. Nuk u çova se kam frikë se mos del i dyti”, tha ai.
Një vlerësim shumë të mirë mori edhe nga Elhaida Dani e cila e krahasoi me Stevie Wonder.
“Më kujton Stevie Wonder, mënyra si i trajton lulet. Kjo është shumë e rrallë”, u shpreh Elhaida.
Kritika shumë të mira Niki mori edhe nga Arilena dhe Young Zerka./tvklan.al