Akademia më e famshme në Shqipëri në natën e saj të tretë ka surprizuar publikun me repertorin, barvurën dhe cilësinë e interpretimit. Kanë sfiduar njëri-tjetrin 10 konkurrentë fillimisht me një hip hop shumë të vështirë, këngët e zërave më të mëdhenj të muzikës … e shumë të tjera.

Ndërkohë që supersfida i ka takuar Elhaidës dhe Desit, dy prej zërave më të veçantë në akademi.

Iris Hoxha, fituesja e sezonit të kaluar ka përcjellë në skenë emocione interpretimi të një niveli profesionist, duke tërhequr vëmendjen dhe duartrokitjen e merituar të publikut.

Një nga momentet edhe më kulmore ka qenë edhe diskutimi mbi diskotekën. Konkurrentët e akademisë kanë konifduar eksperiencat e tyre personale me prindërit dhe herën e parë në diskotekë. Mohimet, kontrollet e shpeshta të prindërve nëpërmjet celularit, rreziqet e atij vendi dhe dëshira për të qenë pjesë e kësaj jete të ngritur peshë të pranishmit për sinqeritetin e adoleshentëve më të famshëm në Shqipëri.

Duke treguar kështu se akademia këtu është vetëm një tempull arti, por edhe një tempull edukimi për fëmijët dhe prindërit tanë. Një synim që sipas producentes dhe moderatores Zana Çela do të përbëjë të veçantën e këtij sezoni televiziv.

Edhe eliminimi i Ergit dhe largimi i tij në dukje kapricoz për ti fshehur spektatorit lotët e tij ka qenë origjinal dhe ekspresiv./tvklan.al