Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nis procesin e shpërndarjes së fondit prej 500 milionë lekësh për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Nga hëna 3 nëntor agjencia pret depozitimin e kërkesave nga të interesuarit. Risia e këtij viti, që shënon dhe vitin e 4 te procesit të kompensimit monetare, është se përfituesit e fondit të vendosur ketë vite nga këshilli i ministrave mund te jene nga i gjithë territori i Shqipërisë. Depozitimi i kërkesave do të zgjasë për një muaj, deri më datën 3 dhjetor. Drejtori i Sektorit te Kompensimit pranë AKKP rendit kriteret qe duhet të përmbushin personat e shpronësuar për të përfituar kompensimin monetar për vitin 2008.
Genc Çela: “Personi i cili klasifikohet nuk duhet të ketë marrë as kompensim, as s’duhet të ketë kthim të pronës edhe noj prone të tij. Deri në 200 metra përfitohet kompensimi. Përzgjedhja e subjekteve fitues do të jetë sipas rendit kronologjik të datës së vendimit”.
Ish-pronarët duhet të plotësojnë dhe disa dokumeta për tu përfshire në procesin e kompensimit monetar.
Genc Çela: “Plotësimin e dy formularëve që do jepen nga punonjësit tonë, e dyta duhet të kenë vendimin e komisionit ose e komisioneve të mëparshëm të kthimit të pronave, plan vendosjen e pronës, aktin e trashëgimisë dhe së fundi prokurën e posaçme e cila e ngarkon njërin prej pjesëtarëve o një person me tagrin për të ndjekur procesin e kompensimit”.
Rishikimi i hartës së vlerës së tokës vonoj ndarjen e fondit financiar të parashikuar për kompensimin e ish-pronareve edhe pse qeveria kishte nxjerrë vendimin, që në muajin qershor të këtij viti për mënyrën e shpërndarjes së fondit prej 500 milionë lekësh./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka
Operator: Metlin Kepi