Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në veri të Italisë ditën e dielë.
Viktima është Isa Q. 40 vjeç, i cili punonte si DJ dhe kishte performuar në një lokal në Zvicër dhe po kthehej për në Itali kur ndodhi aksidenti, siç raportojnë mediat zvicerane.
40-vjeçari po udhëtonte me një Ferrari të bardhë me 200 km/h. Automjeti humbi kontrollin, dyshohet për shkak të lagështirës në rrugë, dhe u përplas me barrierat mbrojtëse e më pas shpërtheu në flakë.
Dëshmitarët kanë raportuar se bashkë me 40-vjeçari në makinë ka qenë edhe një person tjetër.
Nuk dihet se kush ishte në drejtimin e Ferrarit. Megjithatë, u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga Ferrari i shkatërruar.
/tvklan.al