Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:50 në Kamëz, në një fabrikë prodhimi parafabrikat.
Punëtori 35-vjeçar me iniciale B.M. dyshohet se është goditur nga makineria e fabrikës ku punonte, e si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku po merret me zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 03.09.2020, rreth orës 14:50, në Kamëz, duke punuar në një fabrikë prodhimi parafabrikat, shtetasin B.M., 35 vjeç, dyshohet se e ka kapur makineria e fabrikës, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al