Drejtimi i automjetit tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor i ka marrë jetën 5 personave dhe ka plagosur tre të tjerë në autostradën Tiranë-Durrës.
Në këtë aksident tragjik ku u përfshinë tre autovetura gjetën vdekjen dy bashkëshortët Eduard dhe Lumturi Lekdusha, 57 dhe 50 vjeç, Haxhire dhe Doloresa Skëndaj, nënë e bijë, përkatësisht 60 dhe 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç.
Dolores Skëndaj drejtonte automjetin Wolksvagen. Deri tani sipas policisë si shkak i shpejtësisë autovetura ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
Të aksidentuarit me vdekje po ktheheshin nga një dasmë dhe ndoshta lodhja e pagjumësia kanë qenë shkaktarët e aksidentit.
Pas përplasjes makina e tyre është goditur edhe nga dy automjete të tjera. Në njërën prej tyre janë përplasur tre persona, Ilir Bardhi, 18 vjeç, Nuel Papuli, 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj, 17 vjeç. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës me plagë të rënda./tvklan.al