Anduena Llabani: “As kalimtarët e rastit dhe as drejtuesit e automjeteve nuk ndihen të trembur aspak në këto shina treni ku janë shënuar me dhjetëra ngjarje tragjike në humbje njerëzish. Kjo mbase dhe për faktin se fare pranë këtyre shinave të trenit ndodhen banesat e tyre.”
Është e vështirë të përcaktosh se në çfarë rruge jemi, por nuk ka asnjë dyshim se një lagje e tillë periferike e Tiranës, e ndërtuar përbri shinave të trenit, është një veprim abuziv.
Këtu jemi pranë lagjes se Paskuqanit, e banuar nga një komunitet kryesisht i ardhur. Askush prej këtyre banorëve nuk orientohet me sinjalistikën e një rruge hekurudhore apo rruge dytësore se ku mund të ecë. Vetëm pak ditë më parë në këto shina u shtyp një fëmijë 13-vjeçar.
Gazetarja: “Ju jetoni këtu në këtë lagje?”
“Këtu afër”.
Gazetarja: “E dini që këtu janë bërë shumë shpesh aksidente nga trenat sepse nuk ekziston asnjë sinjalistikë që t’i…”?
“Po të jetë kështu, do ketë prapë”.
Gazetarja: “Ju nuk keni frikë që po ecni mbi shinat e trenit?
“Mjafton që di orarin, kaq.”
Gazetarja: “Në çfarë ore kalon treni?”
“10 e gjysmë, 11:00, diçka e tillë”.
Gazetarja: “Në fakt ora është 11:24”.
“Ka kaluar”.
Gazetarja: “Ka kaluar?”
“Po”.
Gazetarja: “Ndiheni i sigurt?”
“Jo”.
Gazetarja: “Po çfarë kërkoni ju për të siguruar jetën tuaj, për të kaluar normalisht dhe për të mos…”?
“Në atë copë rrugë që është aty dhe kaq. Çfarë kërkojmë?” Unë kaloj vetë me makinë e s’dimë se kur. Hap sytë andej, hap sytë këtej”.
Gazetarja: “Keni më frikë nga treni apo nga makinat?”
“Nga treni”.
Gazetarja: “O nëna a ke frikë nga treni?”
Gazetarja: “ E dini orarin kur kalon treni”?
“E dimë, e se dimë, s’di me fol më gjatë”.
Përsa kohë orari i trenit do të jetë i paqartë për kalimtarë të rastit dhe banorë të zonës dhe për aq kohë sa nuk do të ketë njerëz që ruajnë postblloqet e munguara hekurudhore në këto zona aksidentet tragjike në mjete apo në njerëz nuk do të mund te evitohen./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani