Anduena Llabani: “Këto ditë pranë Tv Klan ka nisur dhe audicioni për përzgjedhjen e të rinjve që do të marrin pjesë në reality show më të ri të quajtur “Lider” dhe jo më kot është quajtur kështu, pasi nga ky reality show mund të lindin ata politikanë apo drejtuesit e rinj të së ardhmes.”
Belina Budini: “Kur thuhet që e ndjen veten lidere çfarë të bën ta thuash këtë?”
“Çfarë më bën që ta ndjej veten lidere, normalisht që të jesh një lider duhet të kesh shumë aftësi të mira për të bindur të tjerët për të dëgjuar të tjerët dhe për të thënë vërtetë atë çka të tjerët duan të dëgjojnë në njëfarë mënyre. Të jesh sa me bindëse tek ajo që thua dhe të kesh vërtetë ambicie dhe aftësitë e duhura për të qenë e tillë.”
Ulpiana Lama: “Është një seancë jo e lehtë kjo e përballimit me jurinë. Kërkesat tona janë të larta dhe nuk është si një audicion, apo si një test shkolle, pra ka shumë elemente edhe të njohjes së tyre, profili i tyre psikologjik dhe njohurive që ata i kanë, për të qenë të sigurt se po zgjedhim më të mirët mes tyre.”
Por afirmimi i vlerave të një brezi të ri të politikë-bërjes nuk është i vetmi qëllim i grupit realizues. Ata kanë menduar ta bëjnë këtë lloj formati edhe më interesant për publikun.
Ulpiana Lama: “Neve jemi duke diskutuar këtu lidhur me individët, të cilët do të mund të përfaqësonin më mirë ata që nesër do të jenë lider potencial të Shqipërisë. Por në fakt edhe të rajonit të Ballkanit të paktën asaj që është zonë shqiptare këtu. Çfarë duhet të themi është që neve vetëm interceptojmë, pra nuk është që neve i bëjmë të gatshëm, sepse ingredientët duhet të jenë atje duhet të jenë tek individi. Dhe vetë fakti që ata vijnë dhe paraqiten në një reality show, i cili është jashtëzakonisht shumë kompetitiv, mes tyre shumë kërkues, i një formati që kërkon disiplinë të ashpër të gjithë kandidatëve të cilët do të jenë brenda qytezës sonë politike është tregues gjithashtu i ambicies tyre për të qenë udhëheqës të së nesërmes.”
Ulpiana Lama: “Për të dalë dhe për të eksploruar botën jashtë ndonjë nga 16 pjesëmarrësit tanë mund të dalë inconito dhe të kuptojë që ai realitet të cilin ne, do me thënë është fiction dhe të zbulojë do me thënë sekretin.”
Artan Fuga: “Ulpjana të kam kuptuar shumë mirë dhe shumë estetike. Ne duhet të militojmë për qytetin e hapur jo qytetin e mbyllur. Dhe kjo do dallojë nga show-et e tjerë të cilët i mbyllin atje si në burg është tmerr.”
Adri Nurellari: “Ata fillojnë të lidhin disa aleanca miqësie aty që do të ngurtësohen dhe po qe se nuk vendosen nga jashtë disa sfida që fitimi i tyre të mos përballet vetëm me këto aleanca personale. Por të jenë edhe bazuar në disa arritje të matshme, disa indikator që kanë të bëjnë me njohuri, me shprehi, me aftësi të tyre. Kam përshtypjen që do bëhet tepër konjukturale dhe personale aty.”
Mentor Nazarko: “Fama e këtyre, eksperienca e këtyre të mos ngelet vetëm brenda shtëpisë, por këta njerëz të vazhdojnë të jenë aktiv shoqërisht, politikisht etj edhe në një fazë pas emisionit.”
Do të kemi një jetë politike reale brenda studiove, brenda hapësirave të ngritura nga Tv Klan, i cili do të krijojë një realitet paralel të ngjarjeve politike që ndodhin në jetën shqiptare.
Elian Tanini: “Tashmë jemi boll të lodhur nga veshja e politikës së vjetër. Nuk kemi më besim ndër a se nuk e di se çfarë do në kurdisin në zgjedhjet e 2009. Kështu që shqiptarët kur të votojnë në 2009, do t’u bësh një thirrje të madhe shqiptarë kujdes kur voton se politika po të mashtron.”…/tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani