Në fakt është një thirrje që çdo ditë bën apelin e palëve në një proces penale apo civil që zhvillohet brenda sallave të kësaj gjykate. Por kësaj thirrje në më të shumtën e rasteve nuk mund ti përgjigjen gazetarët, media, pse jo dhe në shumë raste dhe palët e përfshira në një proces gjyqësor.
Anduena Llabani: “Mungesë totale e informimit publik, kështu mund ta përcaktojmë dhe situatën e aktuale në gjykatën e Apelit në Tiranë, pasi është e pamundur që në këtë gjykatë ta marrim informacione lidhur me vendime gjyqësore. Nuk ka një zë shtypi, nuk ka një website të vetin dhe mund ta konsiderojmë padyshim si një terr informativ.”
Në kodin e procedurës penale mbi të cilin falen togat e zeza, në rastin e shqyrtimit të çështjeve penale në nenin 340 të tij përcaktohen qartë rastet kur një trup gjykues duhet të përjashtojë median nga procesi dhe më pas informimin e publikut për një vendim të caktuar.
Me sa duket edhe pse neni 340 e përcakton qartë proceset e mëdha në gjykatën e Apelit mbeten tabu. Në një inspektim të punës së kësaj gjykate që ministri i drejtësisë bëri publik pak kohë më parë, konstatuan se 11 gjyqtarë të apelit kanë kryer shkelje të rëndë gjatë shqyrtimit të çështjeve.
Ky kontroll mjaftoi që dyert e kësaj gjykate të bëhen edhe më hermetike për gazetarët që kërkojnë të informohen edhe për çështje me interes të madh publik.
Janë me dhjetëra proceset që presin të marrin verdiktin për persona me precedent penal apo zyrtarë të akuzuar për korrupsion. Ne nuk mund të lejohemi të ndjekim këto vendime dhe pyesim se ç’pritet të ndodhë më vënien e drejtësisë./tvklan.al