Shifrat tragjike të viktimave shënuar dy muajt e fundit, vetëm nga aksidentet rrugore, kanë bërë që drejtues të lartë të qarkullimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të analizojnë shkaqet dhe të hartojnë një strategji të re pune për parandalimin e tyre.
Shefi i Qarkullimit Rrugor dhe Sigurisë, Shkëlzen Aliaj, deklaron për TV Klan se në fushën e sigurisë në rrugë janë konstatuar deficite të mëdha. Çfarë do të thotë se rrugët në të gjithë territorin shqiptare nuk kanë vëmendjen e të gjithë palëve të interesit në rritjen e elementeve të sigurisë rrugore.
Shkelzen Aliaj: “Rezulton se kemi deficensa të theksuara mjaftueshëm të … në format e ndërhyrjes dhe pajisjen e akseve rrugore qoftë komunale, qoftë bashkiake dhe qoftë kombëtare m elementet e sigurisë rrugore si edhe me infrastrukturën e nevojshme për një funksion … të sigurisë rrugore.”
Duke ju referuar pikave apo njollave të zeza në trafik, që kanë çuar në rritjen e numrit të aksidenteve këto dy muaj, Aliaj argumenton shtim dhe numrin e madh të emigrantëve si dhe mënyrën e sjelljes së përdoruesit të rrugës jashtë çdo norme duke çuar në papërgjegjshmëri të larte që pjell vetëm viktima.
Shkelzen Aliaj: “Këto kanë ardhur si rezultat i keqshfrytëzimit të sistemit rrugor, kanë ardhur si rezultat i pijes alkoolike, kanë ardhur si rezultat i tejkalimit të normave të shpejtësisë, kanë ardhur dhe si rezultat i mosndërgjegjësimit të të gjitha shtresave shoqërore për të bërë një bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e policisë rrugore dhe për ta konkretizuar këtë po ju sjell ndërmend aksidentin me pasoja fatale në aksin Tiranë-Durrës. Të marrin 5 veta një mjet, të futen në sens të kundërt edhe të mos marrësh asnjë telefonat, as nga i vend ku është bërë dasma apo as nga shtesa të tjera shoqërore është një deficensë shuam e madhe dhe kjo tregon një mungesë kulture të theksuar në trafikun rrugor. Sot gjithë shërbimi i policisë Rrugore punon me kapacitete maksimale në rrugë, por kjo nuk do të thotë që të kesh për çdo lloj mjeti të kesh edhe një shërbim policie që ta monitorojë.”
Por nga ana tjetër Aliaj deklaron se ka një rënie të theksuar të numrit të telefonatave nga ana e komunitetit për informimin e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugore nga ana e drejtuesve.
Shkelzen Aliaj: “Ndofta mosambientimi me këtë lloj sistemi apo ardhja në vendin tonë dhe thonë se gjithçka është e lirë. Kjo nuk e balancon vetëm shërbimi i policisë rrugore se marrim anën e penalitetit me fushën e sigurisë, ndofta jemi populli që kemi paguar koston më të lartë.”
Sipas tij autostrada e vetme e përuruar qe prej qershorit, ajo e Kalimashit dhe pse ende me punime nuk ka shkaktuar asnjë rast aksidenti, pasi rruga është ndërtuar me të gjitha elementet e sigurisë.
Sot në statistikat e policisë, numri i viktimave mbetet i pallogaritshëm pasi ai ndryshon nga dita në ditë. Aliaj bën apel si mënyra me e mire për të ulur numrin e viktimave në rrugët tona.
Shkelzen Aliaj: “Për të përmirësuar ndjeshëm koeficientin e sigurisë rrugore duhet një gërshetim shumë i ngushtë i veprimeve të të gjitha palëve të interesit. Prodhuesve të sistemit, endeve pronare, bashkive, komunave, drejtorive arsimore, shërbimit të policisë rrugore. Pra i gjithë ky sistem kompleks kërkon një ndërhyrje të integruar, … kur të gjitha palët e interesit të marrin përgjegjësitë që u takojnë.”/tvklan.al
Gazetarja: Anduena Llabani