Aksidentet në rrugët shqiptare po bëhen një ritual i përditshëm. Këto pamje janë filmuar rastësisht mesditën e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, ku siç shihet një automjet ka dale nga rruga por fatmirësisht kësaj radhe pa shënuar viktima.

Mjafton të lëvizësh në këtë segment rrugor për të konstatuar lehtësisht shpejtësinë marramendëse me të cilin lëvizin automjetet, duke u shndërruar në burim aksidenti. Këtu nuk jemi në pistat e garave me makinave të shpejta gjendemi në autostradën Tiranë-Durrës ku limiti i shpejtësisë është 90 km në orë.

Shpejtësia është edhe faktori kryesor i cili ka çuar në aksidente një numër te madh automjetesh në këtë superstradë. Me gjithë prezencën e policisë rrugore dhe masat administrative ndaj shkelësve të kodit rrugor, mjaft drejtues automjetesh vazhdojnë të mos i binden uniformave blu./tvklan.al

Gazetar Fjoraldi Zguro