Një aksident tragjik i ka ndodhur një shqiptari në Greqi. Mësohet se 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina është rrokullisur disa herë.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari ka marrë plagë të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së të mërkurës në Agios Nikolaos në Kretë./tvklan.al