Një shtetas maroken ka humbur jetën në Vorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 të së premtes, por është njoftuar këtë të shtunë nga policia.
Paraprakisht dyshohet se marokeni është përplasur nga një kamion. Shoferi i mjetit mbetet ende i paidentifikuar, ndërsa autoritetet në njoftim thonë se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.
Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, të cilat mbeten të paqarta./tvklan.al