Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Jo vetëm jeta sociale, por edhe ajo kulturore ka qenë pushim këtë të diel të nxehtë Qershori. Të vetmet të cilat nuk kanë pushuar këtë fundjavë kanë qenë kinematë Millenium, të cilat kanë vazhduar të shfaqin filma të rinj hollivudian, por edhe Teatri i Operës dhe Baletit.
Në Millenium 1, që prej ditës së premte po shfaqet premiera e filmit komik “Old School”. Ndërsa në kinema Millenium 2, vazhdon të shfaqet filmi fantastiko-shkencor “Equilibrium” me regji të Kurt Ëimmer, ku interpretojnë Christian Bale dhe Taye Diggs.
Në Teatrin e Opera dhe Baletit, sot në mbrëmje do të vijë në skenë shfaqja e fundit e “Madam Butterfly”, operës së kompozitorit italian Giacomo Puccini, ku interpretojnë tre soprano të njohura, Mariana Leka, Etleva Golemi dhe Sonila Baboçi, si dhe tenori italian Alberto Jelmoni. Vepra e sjellë në TOB pas 42 vjetësh nga regjisori Nikolin Gurakuqi, u prit mjaft mirë në tre shfaqet e para të saj.
Ndërsa në Teatrin Kombëtar ka dy javë që stenda e afisheve të shfaqjeve të reja është bosh. Në Akademinë e Arteve nuk kanë munguar afishet, por ato kanë qenë të shfaqjeve të javës së shkuar. Dukej se dhe artistët megjithëse është herët kanë nisur pushimet, për t’u kthyer në shtator me sezonin e ri artistik./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka