Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Fëmijët e policëve të vrarë në krye të detyrës, kanë provuar përkujdesjen e shtetit dhe të komunitetit në një ceremoni prekëse të zhvilluar sot në mesditë në sallën DEA, të Pallatit të Kulturës. Në aktivitetin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, parlamentin dhe prefekturën e Tiranës, janë shpërndarë dhurata për jetimët e shtetit.

Ministri i Arsimit Et’hem Ruka, u shpreh, se qeveria do të vijojë të tregojë një kujdes të veçantë për fëmijët e uniformave të rendit të rënë në detyrë. Aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 250 fëmijë, prindërit e të cilëve janë policë të rënë në luftë me krimin./tvklan.al