Pas skenave të aksioneve në seriale janë sakrificat e mëdha të aktorëve. Shpesh ata edhe dëmtohen duke xhiruar skenat e dëshiruara. I tillë është edhe rasti i aktorit, Necip Memili, i cili luan rolin e Xhumali Koçovali në serialin e rekordeve në shikueshmëri në Turqi, “Çukur”.

Menjëherë pas incidentit në setin e xhirimeve, Memili është dërguar në spital ku i është nënshtruar një operacioni nga ana e mjekut të skuadrës së Beshiktashit, Sarper Çetinkaya. “

Pas dëmtimit në setin e xhirimeve, Xhumali i ‘Çukur’ është operuar në gjurin e majtë

”, shkroi mjeku në Instagram.

Aktori 38-vjeçar iu bashkua ekipit të serialit Çukur me nisjen e sezonit të dytë pak javë më parë. Në këtë serial ai luan rolin e fëmijës së madh të Idris Koçovali dhe të vëllait të aktorit kryesor, Jamaç./tvklan.al