Aktori turk, Burak Dakak, i njohur si “Akin” në serialin “Çukur” është vlerësuar ditën e sotme me çmimin e “Aktorit të Teatrit dhe Kinemasë” në ceremoninë e mbajtur në Qendrën Kulturore, Mustafa Kemal në Stamboll.

Aktori i njohur e nisi fjalimin e tij duke falënderuar të fejuarën e tij, Leyla Tanlar e njohur si “Xhansu” në serialin “Fate të Kryqëzuara”.

 “Faleminderit shumë që më ke mbështetur dhe më ke qëndruar gjithmonë pranë. Gjithashtu do të doja të falenderoja shumë edhe familjen time, pasi pa to nuk do të isha këtu ku jam sot.”

“Këtë çmim dua t’ia dorëzoj nënës dhe babait tim. Është çmimi im i parë në kinema dhe teatër dhe për mua është shumë i vlefshëm, kjo është edhe arsyeja pse dua ta bëj këtë”, shtoi aktori.

Rikujtojmë se aktori është bërë i njohur për publikun shqiptar në 2018, me rolin e tij në “Çukur”, të transmetuar në TV Klan./tvklan.al