Aktori turk Ferit Kaya u fejua me të dashurën e tij, Yasemin Ceren Topçu, ditën e sotme me një organizim modest në kopshtin e shtëpisë së tyre.

Sipas mediave turke, Kaya ka hedhur hapin e parë drejt martesës pas lidhjes 6 mujore me blogeren e njohur. Në ceremoni, përveç familjarëve të çiftit, kanë marrë pjesë edhe miq aktorë të Ferit Kaya.

Ndër to mund të përmendim edhe aktorin e famshëm të “Kiralik Aşk”, Bariş Arduc. Çifti kishte zgjedhur të visheshin me ngjyrë të bardhë dhe bënë me dije se dasma e tyre do të zhvillohej në Shtator.

Rikujtojmë se aktori është bërë i njohur për shqiptarët me rolin e tij në serialin “Çukur” të transmetuar në Tv Klan, në 2018./tvklan.al