Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shtohen akuzat ndaj të pandehurve në procesin e pasaportave. Prokuroi i çështjes ka kërkuar në seancë, që ish-zëvendësministri i Rendit Himçi dhe drejtori i policisë Myftari të gjykohen dhe për veprën penale, falsifikim dokumentacioni dhe shpërdorim detyre. Kërkesa e prokurorëve për rëndimin e veprës penale, e konsumuar në tenderin e pasaportave është cilësuar në seancë nga Bujar Himçi, si rrjedhojë e një hetimi të kryer nën presionet e politikës.

Bujar Himçi:- “Këtë akuzë, e sajo politika jashtë dyerve të prokurorisë, mbi bazën e deklarimeve, qoftë të opozitës nëpërmjet shtypit të saj të përditshëm, qoftë nga komisioni parlamentar të Rendit dhe SHIK-ut, nga ana e ministrit Rama, i cili nuk pati kurajën dhe mohoji gjithçka që kishte thënë në komisionin parlamentar, se u pyet në cilësinë e dëshmitarit këtu dhe nga deklarimet që dhanë pjesëtarë të komisionit të Rendit dhe SHIK-ut, në media të ndryshme, sepse në tenderin e pasaportave ka vjedhje në masën 2 milion e 200 mijë dollarë, gjë e cila jo vetëm që s’qëndronte, por dy milion nuk ishte nënshkruar kontrata”.

Himçi dhe Myftari janë arrestuar me akuzën vjedhje në bashkëpunim, në momentet kur kryenin ende funksione të larta në Ministrinë e Rendit. Më pas prokurorët e çështjes Demirneli dhe Stojani, hodhën poshtë këtë akuzë, duke formuluar një tjetër më të lehtë, pabarazi në tendera. Kjo akuzë rëndohet sërish me dy vepra të tjera penale, që sanksionohen deri në 7 vjet heqje lirie./tvklan.al