Lajme Arkiva – TV Klan 2003

I pandehuri Arben Prifti u shpall i pafajshëm në përfundim të procesit gjyqësor për “skandalin e pasaportave”.

Gjyqtari Sokol Tona:- “Deklaroj të pafajshëm të pandehurin Arben Prifti, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248/25 të kodit penal, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm në sallë”.

Procesi që pati në bankën e të akuzuarve 4 të pandehur VIP, të gjithë zyrtarë të Ministrisë së Rendit dhe Agjencisë të Prokurimit Publik, përfundoi me dënimin me 4.5 vjet burg gjithsej të tyre. Gjyqtari i çështjes Sokol Tona gjatë arsyetimit të vendimit theksoi, se pasaporta me të cilën po pajisen qytetarët shqiptarë edhe pse nuk është brenda standardeve të parashikuara nga kontrata fillestare e firmës gjermane Bundesdruckerai është e vlefshme.

Ish-zv/ministri i Rendi Bujar Himçi, u dëbua vetëm për akuzën e shkeljes së barazisë në tender, si dhe falsifikim dokumentesh. Ish-drejtori i rendit Veli Myftari, vetëm për shpërdorim detyre. Ai ka nënshkruar dokumentacionin e tenderit jashtë kompetencave të tij, gjë për të cilën është urdhëruar nga Ministri i Rendit Ilir Gjoni.

Gjyqtari Sokol Tona:- “Gjykata e dënon të pandehurin Bujar Himçi me një dënim të vetëm prej një vit e tre muaj burgim. Gjykata e dënon të pandehurin Edmond Alia, me një dënim të vetëm prej dy vjetësh burgim. Të deklaroj fajtor të pandehurin Veli Myftari për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me një dënim prej një vit e dy muaj burgim”.

Në fillim të muajit Gusht pritet që dy të pandehurit Himçi dhe Myftari të përfundojnë ditët e dënimit. Ata e kryen pjesën më të madhe të tij në spitalin e burgut, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe vazhdojnë të kurohen atje. Ky qe procesi që ka ndëshkuar deri tani zyrtarët më të lartë shtetëror, për çështje të shkeljeve në tendera./tvklan.al