Kryeministri Edi Rama është i prerë kur pyetet nga gazetari i Rai 3 për akuzat e Arben Ahmetajt në drejtim të tij, apo kur gazetari i kujton se ai ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së tij: “Pyll pa derra nuk ka…”

Gazetari: Kemi folur me një ish-eksponent të qeverisë tuaj, i cili pretendon se vitet e shkuara shpesh gjatë, mbledhjeve zyrtare të qeverisë ka paralajmëruar për kanabizimin dhe se ju keni thënë që do të jetë një ‘boost’…

Edi Rama: Nuk di me kë keni folur po unë nuk do u besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat e karriges së pushtetit. Njerëz për të mos u marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Gazetari: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptarë që ju i keni takuar këtu.

Edi Rama: I njëjti burim? Duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Gazetari: E megjithatë ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Edi Rama: Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra s’ka”.

Gazetari: A është e vërtetë që keni takuar figura të krimit të organizuar në zyrën tuaj?

Edi Rama: Ajo që e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj… Që nga romakët civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem, i takon atij që akuzon të paraqesë prova. Jo të akuzuarit./tvklan.al