Armela Imeraj: “Sali Berisha e la Shqipërinë në rrugën e liberalizimit të vizave sepse u mor me pasurimin e familjes së tij dhe jo me këtë proces të rëndësishëm për shqiptarët. Opozita ka dhënë gjithçka për NATO-n dhe Bashkimin Evropian. Sot është koha që Sali Berisha të përgjigjet për zgjedhjet e deformuara, drejtësinë e gjunjëzuar dhe ekonominë në rrënim. As fajësimi i opozitës, as martesa me Metën dhe as krushqia me Nanon nuk e shpëtojnë dot  Sali Berishën nga përgjegjësitë e tij të rënda.”/tvklan.al