Armela Imeraj: “Sot shqiptarët filluan të shikojnë me sytë e tyre se çfarë ka në kutitë e Fierit të marra peng nga Sali Berisha. Orë pas ore të gjithë do ta kuptojnë, jo vetëm se Sali Berisha i mori peng këto kuti, jo vetëm se Ilir Meta nxitojë të shpallte martesën e tij me Sali Berishën, pa u hapur ende kutitë e Fierit, Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe gjetkë. Por edhe pse PS është e vendosur të mos njohë parlamentin pa u lexuar çdo votë e marrë peng nga Sali Berisha përmes një komisioni qendrorë zgjedhor që kryeministri i rrëzuar në 28 qershor, kërkoj ta kthejë në një kapak të kthimit të krimit të tij elektoral. Ashtu siç e kemi theksuar edhe më parë, e ritheksoj se duam me çdo kusht mandatin e 9-të në Fier, duam pa asnjë kompromis rinumërimin publik të një sërë kutish në Berat, Shkodër, Tiranë dhe gjetkë, ku rezultati është deformuar me mekanizma të pa ligjshëm. Vetëm transparenca përpara popullit sovran e shpëton parlamentin e ardhshëm nga mungesa e opozitës e cila po u shkel në të drejtat e saj kushtetuese e ligjore mbi procesin zgjedhor nuk do ta njoh parlamentin dhe do të ndjek rrugën e protestave popullore për shpëtimin e demokracisë”./tvklan.al