Brenda pak orësh Partia Socialiste bëri dy deklarata të ndryshme lidhur me qëndrimin e saj lidhur mbi zgjedhjet e 28 qershorit. Në të parën zëdhënësja e selisë rozë, tha se nuk kërkohet rinumërim i votave.
Armela Imeraj: “Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave, por hetim të zgjedhjeve. Ne s’kemi punë me vendimin e gjykatës për zgjedhjet, por me të drejtën që ka parlamenti për të hetuar me ligj procesion zgjedhor”.
Pak orë më vonë në një deklaratë të dytë publike, zëdhënësja e PS-së kërkoi verifikim të votave, listave zgjedhore dhe procesverbaleve që ndodhen në kutitë e votimit.
Armela Imeraj: “E kemi thënë dhe rithënë. Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave për efekt të mandateve, por hetim të zgjedhjeve të 28 Qershorit duke nisur nga hetimi i votave në kuti, duke nisur nga listat e votuesve dhe nga procesverbalet. Po sigurisht duke u hapur kutitë”./tvklan.al