Al Nassr nuk ka humbur kohë për trajnerin e ri. Pas shkarkimit të portugezit Luis Castro, klubi nga Arabia Saudite ka zgjedhur një emër të njohur për stolin.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Milanit, Stafano Pioli. Tekniku italian zbarkoi në Arabinë Saudite mbrëmjen e së mërkurës, për të marrë drejtimin e skuadrës, ku luajnë futbollistë që kanë bërë histori në Evropë, si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane, Marcelo Brozovic, Mohamed Simakan, Aymeric Laporte dhe Otavio.

Pioli ka firmosur kontratën për dy sezone dhe ka nisur menjëherë nga puna, me synimin për të rikthyer skuadrën te sukseset dhe të fitimi i trofeve. /tvklan.al