Stacioni qendror i trenit në Bruksel, është evakuuar pas një alarmi për bombë, i dhënë nga policia belge.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, të cilat flasin për gjetjen e dy valixheve të dyshuara.
Sipas tyre edhe qarkullimi i trenave në stacionin “Carrefour de L’Europe”, është pezulluar deri në kontrollin e forcave xheniere.
Këto të mundur kanë lejuar qarkullimin normal të udhëtarëve vetëm pak minuta më parë.
Sipas mediave vetëm ditën e djeshme janë ndaluar 12 persona, janë zhvilluar mbi 150 kontrollet dhe janë marrë në pyetje 40 të dyshuar, që i kanë dhënë mundësinë policisë për të pikasuar një sulm vdekjeprurës që do të organizohej në ‘fan zone’ e vendosur në Bruksel, gjatë ndeshjes së Belgjikës për Euro 2016./tvlan.al