Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve vendosi rekord pikësh në kualifikueset e Europianit të vitit të ardhshëm.
16 pikët e grumbulluara nuk i mjaftuan për të garantuar biletën në turneun që mbahet në Zvicër, gjithsesi për trajnerin Alban Bushi, kjo skuadër do të jetë në çdo sezon favorite për t’u kualifikuar.
Trajneri kuqezi vlerësoi punën e zhvilluar me kombëtaren, duke furnizuar me element cilësor përfaqësuesen e madhe.
Kontrata e Alban Bushit me Federatën Shqiptare skadon në fund të këtij viti, me teknikun që pranoi se nuk ka ende bisedime për rinovim.
Gjatë kualifikueseve të Euro 2025, Kombëtarja Shpresa regjistroi 5 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.
Klan News