Mundësia për ardhjen në vendin tonë të virusit të gripit të derrit ka rritur kontrollin në të gjitha pikat kufitare të vendit.
Autoritetet shëndetësore po mbikëqyrin planin e masave në terren ku grupet sanitare e shëndetësore janë vendosur prej disa ditësh.
Alban Ylli: “Aktualisht këtu në Rinas funksionon për 24 orë të plota me tre turne shërbimi shëndetësor dhe nuk është e domosdoshme që çdo qytetar, i cili vjen nga jashtë shtetit të marri ndihmë mjekësore apo të këshillohet. Ne jemi në lidhje online 24 orë me pikat tona kufitare dhe marrim informacione. Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk këshillon, nuk rekomandon ndonjë ndryshim lidhur me masat drastike që mund të merren për kufizim të udhëtimeve apo masa tipit të karantinës”.
Po kështu drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, u bëri një apel të gjithë personave që hyjnë në Shqipëri që të paraqiten pranë inspektorëve sanitarë në pikat kufitare në çdo rast që vërejnë shenja të prekjes qoftë edhe nga gripi i zakonshëm.
Megjithatë kreu i ISHP-së tha se pavarësisht situatës nuk ka vend për panik./tvklan.al