Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Gripi I Derrit 2009

Gripi stinor dhe AH1N1, mbushen urgjencat spitalore-(26 Nëntor 2009)

Spitali infektiv në Qendrën Spitalore Universitare pret çdo ditë mbi 100 urgjenca që kanë shenja klinike të ngjashme me gripin pandemik AH1N1, por ky numër rastesh gjithmonë në rritje vlerësohet si normal nga drejtori i QSUT-së. Ilir Dashi: “Nga java e dytë e muajt nëntor konstatohet se ka një shtim të fluksit të rasteve grip...

Nëntor 26, 2009

Gripi stinor shfaqet kërcënues, rezultojnë 12 mijë të prekur në javë-(23 Nëntor 2009)

Ashtu siç u paralajmërua nga specialistët gripi stinor është shfaqur me kërcënues se A H1N1. Ne Shqipëri ky grip prek 12 mijë persona ne jave. Po kështu ai ka shënuar edhe rastin e pare me simptoma te renda.  Një i ri nga Berati është paraqitur në spitalin infektiv në gjendje të rëndë si pasojë e...

Nëntor 23, 2009

A H1N1, shkon në 121 numri i të infektuarve në vendin tonë-(17 Nëntor 2009)

Gripi pandemik ka rritur numrin e  të prekurve në vendin tonë. aktualisht numërohen 121 persona të infektuar nga virusi A H1N1. Në të njëjtën kohë MINISTRIA e shëndetësisë deklaron se edhe numri i personave të prekur nga gripi stinor ka ardhur në rritje, duke krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar specialistët konfirmojnë...

Nëntor 17, 2009

Gripi AH1N1, ISHP nis trajnimin e mjekëve në shkolla – (10 Shtator 2009)

Në prag të çeljes së vitit të ri akademik mjekët e shkollave të arsimit parauniversitar kanë marrë udhëzimet e fundit  nga strukturat shëndetësore për mbrojtjen nga virusi i gripit AH1N1. Specialistët e shëndetësisë iu kanë kërkuar mjekëve të informojnë nxënësit në lidhje me simptomat e gripit, dhe të jenë të kujdesshëm në monitorimin e situatës....

Shtator 10, 2009

Zv/ministri Ivanaj: Vaksina e gripit AH1N1 nuk do të tregtohet në farmaci – (9 Shtator 2009)

Vaksina e gripit A H1N1 nuk do të tregtohet në farmaci. Zëvendësministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj në një intervistë për televizionin Klan deklaroi se  vaksina e gripit të derrit do të jepet vetëm për grupet e caktuar tashmë nga ky dikaster. Ajo do të injektohet falas dhe nuk do të jetë në treg të lirë....

Shtator 9, 2009

Gripi i Derrit, shtohen 11 persona të tjerë të dyshuar me virusin AH1N1-(3 Gusht 2009)

11 persona të tjerë i shtohen listës së të dyshuarve si të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë. Analizat e specializuara do të japin përgjigje nëse këta persona janë infektuar ose jo me virusin A H1N1. 8 prej të dyshuarve janë nga Tirana, 3 të tjerë nga rrethet. Silvia Bino: “Kemi 8 raste...

Gusht 3, 2009

Pandemia e gripit të derrit, konfirmohen 4 raste të reja-(31 Korrik 2009)

Konfirmohen 4 raste të reja me gripin e derrit, duke bërë që numri i të prekurve në total nga ky virus të shkoj në 8 persona.  Nga përgjigjet e laboratorit  të  referencë në Rumani , rezulton se nga pesë persona të  prekur nga gripi i tipit A, 4 janë  prekur nga gripi pandemik.  Mostrat e...

Korrik 31, 2009

Përhapja e gripit të derrit, 25 raste të reja të dyshuara-(24 Korrik 2009)

Shqipëria numëron 25 raste të dyshuar me gripin e derrit.  Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, deklaron se tre prej të dyshuarve janë të prekur nga grip i tipit A, por ende nuk është  konfirmuar nëse bëhet fjalë për virusin pandemik. Alban Ylli: “Jemi duke përpunuar rreth 20-25 raste të dyshuara, pra mostra...

Korrik 24, 2009

Gripi i derrave, 3 raste të reja të dyshuara në Kosovë-(24 Korrik 2009)

Derisa gripi i derrave ka prekur te gjah vendet e rajonit pas 48 orësh do të merret vesh nëse Kosova do t’i shpëtojë edhe kësaj here epidemisë apo do t’i bashkëngjitet rajonit. Dyshimet janë për 3 persona të infektuar me këtë virus. “Gjatë ditës së djeshme n institutin kombëtar të shëndetësisë së Kosovës janë paraqitur...

Korrik 24, 2009

Masat ndaj gripit në doganën e Durrësit, kontrollet në pikën kufitare-(8 Korrik 2009)

Për të parandaluar përhapjen e virusit A H1N1, apo gripit të derrit, në Shqipëri, pasi numri i personave të prekur nga ky virus është rritur në vendet fqinje, Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë ngritur karantinën në pikën doganore të Durrësit, për izolimin e çdo rasti të dyshuar me...

Korrik 8, 2009