Kryebashkiaku Brojka ka mbledhur gazetarët për të bërë prezente detyrën e tyre nga ana ligjore. Bashkia nuk është pyetur kur janë prishur kioska e lokale të vendeve të tjera përse për Parkun Rinia, kërkohet vendimi i Bashkisë. Sipas Brojkës, Policia Ndërtimore është ajo që duhet të vendosë për prishjen e çdo ndërtese pa leje dhe licensë.

Albert Brojka: Zoti Roshi ëështë ndodhur përpara presioneve të ndryshme që është detyruar që për Parkun Rinia t’ja kalojë KRT Tiranës. KRT-ja e Tiranës nuk ka akoma një kërkesë zyrtare për këtë. Nëqoftëse kërkesa zyrtare do të vijë, do të trajtohet, por në bazë të ligjit të Urbanistikës përsëri një kompetencë të tillë mendoj se KRT-ja duhet t’ja kalojë po Policisë së Ndërtimit. Përse u dashka që për gjithë lulishtet që janë pastruar në Tiranë nga kioskat, zoti Roshi të vepronte vetë direkt pa pyetur Bashkinë e Tiranës apo KRT, ndërsa për Parkun Rinia po bëhet një veçanti. Përse atje u dashka të merret Bashkia e Tiranës siç thotë zoti Roshi që s’duhet të merret fare Bashkia por duhet të merret Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës. Ndërsa për vende të tjera siç është tek Selia e PD -së dhe tek Selia e PS, aty ka hyrë direkt.

Më tej zoti Brojka është pyetur dhe për urdhërin që Ministrja Shuli ka dhënë për pezullimin e ndërtimeve. Sipas Shulit kjo është bërë për arsyen që Policia Ndërtimore të kontrollojë personat fizikë dhe juridike që ushtrojnë aktivitetet ndërtimore. Brojka përgjigjet që s’ka asnjë nen ose ligj që kjo Ministri të pezullojë këto ndërtime./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti