Videotelefonia është një nga shërbimet që është implementuar në centraët e rinj telefonik. Tirana, Durrësi, Saranda dhe Pogradeci janë 4 qytete nëpërmjet një sistemi dixhital telefonik, ofrohet dhe ai vizual. Aparatura centralore e cila quhet ISDN, me këtë lloj instalimi të ofron shërbimin e dy linjave telefonike. Deri tani abonentët që janë lidhur me këtë shërbim janë 1500. Për këtë nëndrejtori i Albtelecom Petri Deti, thotë:

“Abonentët që do jenë të pajisur me linjat do të shikojnë njëri- tjetrin. Shumë shpejt Telekomi do t’i publikojë tarifat për këto linja dhe paraprakisht mund të ju them se mund të kushtojnë sa një abonim i tipit biznes që ka sot Telekomi. Numri i impulseve ose tarifimi i bisedës me këto linja do të jetë si dy numra telefonikë për vetë faktin se të ofron njëkohësisht dy numra telefonik dhe në varësi të përdorimit.”

Dhe ndërsa pagesa e abonimit për këtë shërbim është sa e një biznesmeni, kushte për të patur këtë shërbim nuk ka. Mjafton të kryesh pagesën e caktuar dhe të kesh aparatin telefonik vizual./tvklan.al